Lakimi

Lakimi i qelqit është një proces gjatë të cilit qelqi nxehet deri në temperaturën e zbutjes me anë të furrave. Përdorimi i kallëpeve të përshtatshëm lejon lakimin e materialit të qelqit ndërsa ftohja e ngadaltë e mbron atë nga tensioni i tepërt.  Qelqi i gjithanshëm mund të përpunohet në variacione të panumërta ku çdo lakojë është unike.

Duke përdorur këtë teknologji, ne ofrojmë elemente elegante të qelqit të lakuar për hartime arkitektonike të cilat ndryshojnë ambientet dhe vendet, duke i bërë gjërat e zakonshme të jashtëzakonshme.

Prerje në formë të çrregullt

Procesi i prerjes së skajeve të qelqit të llojeve të ndryshme në bazë të kërkesave (hollim, prerje  e ashpër, prerje pa lustrim, prerje me lustrim).

Procesi mund të bëhet ose duke prer ë skajet mekanikisht me përdorimin e makinave të përcaktuara ose me dorë duke përdorur shumëllojshmërinë e mjeteve të dorës.

Blerja jonë e fundit është një makinë me të cilën kemi rritur kapacitetin e prodhimit dhe jemi në gjendje të prejmë dhe prodhojmë forma të çrregullta në varësi të nevojave të klientit.

Vrima, prerje dhe hapje

Shpimi është procesi i bërjes së vrimave të seksioneve të ndryshme që variojnë nga një minimum prej 3 mm në diametër deri në maksimum 65mm në diametër si dhe prodhimi i prerjeve të thjeshta, për bravа, varëсе etj., në një makinë të veçantë për shpuarje pllaka qelqi. Sistemi i sofistikuar me dy koka për shpimi lejon shpuarje të sakta dhe të sigurta pa dëmtime dhe me produktivitet maksimal.

Kjo bëhet nga të dy palët, që do të thotë shpuarje nga të dy anat, nga lartë dhe nga poshtëi. Nga ana e sipërme shpohet  50%, dhe deri në 60% nga ana e poshtme, që rezulton në një vrimë në qelq të përfunduar bukur.

Ngjitje me UV ngjitës

Ngjitja UV është një proces i lidhjes së qelqit me ngjitës UV. Ngjitësi përmban fotoreceptorë që reagojnë nën dritën UV dhe ngurtësojnë ngjitësin.

Ekzistojnë shumë lloje ngjitësish që përdoren për lloje të ndryshme aplikimesh dhe bashkimesh:

  • Qelq – qelq
  • Metal – qelq
  • I papërshkueshëm nga uji
  • Ngjitësit UV nuk janë të papërshkueshëm nga uji dhe për këtë arsye nuk rekomandohen për t’u përdorur në mjedise me lagështi të lartë.

Duke adoptuar teknologjitë më të përparuara të ngjitjes së qelqit me UV ngjitës, karakteristikat e prodhimit të qelqit përmirësohen, duke rritur cilësinë, estetikën dhe sigurinë e tij.

Përpunimi sanblast

Proces i trajtimit të sipërfaqes dekorative të qelqit, ku nën presion të lartë, shtohet rërë shumë e imët dhe e mprehtë, e cila në mënyrë mekanike trajton qelqin duke rezultuar në një pamje të turbullt.

Përmes këtij procesi, ndriçimi i qelqit të përpunuar zvogëlohet, dhe për shkak të sipërfaqes së turbullt nga e njëjta nuk shihet një imazh të qartë por vetëm një hije.

Ne krijojmë dizajne të ndryshme – nga modele të thjeshta në ato komplekse, mund të punojmë pjesë të vogla ose sipërfaqe të tërë. Gjithashtu, bëjmë edhe pasqyra sanblast.

Laminim

Me laminim ose qelq të shtresuar nënkuptohet produkti i bashkimit të dy ose më shumë shtresave të qelqit të marra nga gërshetimi i një ose më shumë fletëve të materialit plastik të bërë në një proces të përshtatshëm, nën veprimin e kombinuar të nxehtësisë dhe presionit. Ky është një qelq i sigurtë që gjatë thyerjes nuk shpërbëhet.

Mund të bëhen laminime të llojeve të ndryshme të qelqit me foli transparente dhe dekorative me ngjyra për produkte të ndryshme përfundimtare si:  qelqi i laminuar me ngjyrë, dysheme e laminuar, gardh i laminuar, qelq i laminuar etj.

Lustrim

Lustrimi i qelqit bën të mundur që ana e mprehtë e qelqi të bëhet e lëmuar dhe / ose me shkëlqim, dhe gjithashtu të zvogëlojë saktësinë në +/- 0.5 mm.  Kur lustrohet qelqi , ekzistojnë mundësi të shumta për rezultate të ndryshme.

Lustrim i mprehtë i qelqit – Pjesa kryesore e prerjes kryhet pjesërisht ose plotësisht në mënyrë automatikisht ose manuale, në varësi  të madhësisë së nevojshme.

Me metodën e lustrimit  bëjmë forma të ndryshme të rregullta dhe të çrregullta  me trashësi të ndryshme nga 4mm deri në 15mm në varësi të formës së dëshiruar.

Prerje e pjerrët / fazetim

Një lloj i veçantë i përpunimit të qelqit të makinerisë ku trashësia zvogëlohet nën një kënd të caktuar, ku përpunimi i skajeve të një pllake kryhet duke përdorur një kënd më të vogël se 90° C në lidhje me zonën e pllakës që përfshin pra jo vetëm skajin e vetë sipërfaqes . Sa më i trashë që të jetë qelqi, aq më e gjerë mund të bëhet prerja e pjerrët.  Fazetimi mund të bëhet në të dy anët e pllakës së qelqit të drejtë, dhe në një anë nëqoftëse ka formë të ndryshme. Në varësi të trashësisë, gjerësitë e prerjeve të pjerrta janë në dispozicion nga 5 mm në 45 mm.

Kjo metodë e përpunimit të qelqit rezulton me një detaj të bukur estetik, të këndshëm për syrin i cili është i këndshëm dhe përshtatet në mënyrë diskrete në një larmi të brendshme

Kalitje

Procesi i kalitjes оsе përforcimit të qelqit kryhet në dy faza. Qelqi nxehet në mbi 600 °C dhe më pas ftohet me një ritëm të kontrolluar me kujdes,  i cili bëhet me një tension të madh. Para procedures së ngurtësimit duhet të kryhet para trajtimi i qelqit (prerja, bluarja dhe shpimi). Pas këtij procesi përpunimi i mëtejshëm i qelqit është i pamundur. Mund të ngurtësojmë panelet e qelqit nga 6mm deri në 15 mm në trashësi dhe 2000 * 3600mm në madhësi.

Prerje

Procesi i prerjes së qelqit kryhet në një mënyrë të automatizuar. Pllakat me madhësi të madhe ose të rregullt vendosen në një urë të lëvizshme dhe më pas kalohen në një sipërfaqe fikse para se të priten nga një maqinë e specializuar për prerje qelqi, dhe së fundmi, hapi i fundit është prerja manuale. Matjet e programuara të prerjes së qelqit kontrollohen nga softveri që mundëson automatizimin e plotë të procesit.

Ne ofrojmë produkte qelqi si dhe produkte gjysëm të gatshme nga qelqi për përdorim në një larmi fushash: ndërtim, prerje dhe lëmim qelqi në madhësi dhe dimensione të kërkuara nga klienti. Ne jemi në gjendje të prejmë qelqin në shkallë të ndryshme në varësi të trashësisë, cilësisë dhe veçorive të personalizuara.