Qelqi i satinuar ose qelqi i ngrirë ka përdorim të gjërë në përpunimin e enterierit. Përdoret për mbushjen e mureve ndarës, dyerve, dritareve, dollapëve të kuzhinës, bërjes e mobiljeve prej qelqi (rafte, tavolina, dollapë, etj.). Mund të gjendet në shumë ngjyra dhe trashësi, dhe ka mundësi që të dekorohet edhe më tej me modele mekanike lëmuese sipas zgjedhjes së konsumatorit.
Posedojmë madhësi të ndryshme duke filluar nga 4mm, 6mm, 8 mm dhe 10mm. Ndërsa ngjyrat që mund të bëhen prej qelqit të satinuar janë: e bardhë, bronzë, gri, e gjelbër dhe e kaltër.